back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha paralajmëron reagim kombëtar ndaj procedurave të votimit të qeverisë

Berisha paralajmëron reagim kombëtar ndaj procedurave të votimit të qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas votimit të programit qeverisës nga mazhoranca socialiste, e kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar aktin e tij si një poshtërim të parlamentit dhe thirrje për reagim kombëtar.

“As Maduro nuk e ka poshtëruar në këtë shkallë parlamentin. Rama është kryehorri i kombit dhe do marrë përgjigjen që meriton,” tha Berisha.

Ai krahasoi veprimet e Ramës me udhëheqës autoritarë si Kim Jong-Un dhe theksoi se opozita nuk do të pajtohet kurrë me atë që e përshkroi si “dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë”:

“Ky është kryehorri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton. Përgjigja është ajo që meritojnë të gjithë kryehorrat e kombeve. Opozita do të marrë të gjitha vendimet.”

Berisha nënvizoi gjithashtu se nuk do të shërbejë si zëdhënës i ambasadorëve, por si zëdhënës i qytetarëve dhe pjesëtarëve të opozitës, të cilët sipas tij janë shkelmuar nga qeveria në momentin vendimtar të historikut të parlamentit:

“Një kryehorr, kryetar i një organizate kriminale, arrin në momentin më thelbësor të historikut të parlamentit, t’i vërë drynin brenda 5 minutave.”

Deklaratat e Berishës pasqyrojnë tensionet e forta politike që pasuan miratimin e qeverisë Rama 4 dhe vendosjen e ministresës digjitale Diella, një sistem inteligjence artificiale, në kabinet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat