back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKaosi në Kuvend/ Sekretariati i Etikës përjashton Bardhin dhe Krekën

Kaosi në Kuvend/ Sekretariati i Etikës përjashton Bardhin dhe Krekën

Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, janë ndëshkuar nga Sekretariati i Etikës me përjashtim 10-ditor nga seancat plenare, pas incidentit të ndodhur në seancën e djeshme në Kuvend.

Dy deputetët ishin protagonistë të kaosit gjatë seancës, ku hodhën librin e Kushtetutës dhe shishe uji ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrave. Seanca, që zgjati vetëm 25 minuta, shënoi prezantimin e programit qeverisës dhe votimin e kabinetit të ri, dhe u karakterizua nga ndërprerjet dhe tensioni nga ana e opozitës.

Vendimi për ndëshkimin e Bardhit dhe Krekës u mor me kërkesë të Partisë Socialiste dhe ka për qëllim të ruajë disiplinën dhe rendin në punimet parlamentare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat