back to top
7.5 C
Tirana
E hënë, 30 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaShehi: Rama e trajtoi Veliajn si Tahirin dhe Ahmetajn

Shehi: Rama e trajtoi Veliajn si Tahirin dhe Ahmetajn

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar zhvillimet e fundit pas arrestimit dhe shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për mungesë burrërie.

Në një intervistë për TemA, Shehi tha se Rama nuk pati guximin ta shkarkonte drejtpërdrejt Veliajn, por përdori njerëz të afërt me të, duke i kthyer në “kosto kolaterale”.

“Edi Rama nuk e pati burrërinë ta shkarkojë Erion Veliajn dhe përdori njerëzit që dikur ishin besnikë të kryebashkiakut. Këshilltarët e bërë pis janë thjesht kosto kolaterale,” u shpreh Shehi.

Ai krahasoi trajtimin e Veliajt me atë të ish-ministrave Saimir Tahiri dhe Arben Ahmetaj, duke thënë se Rama i braktis bashkëpunëtorët e tij sapo ata bëhen problematikë.

Shehi nuk kurseu as opozitën, të cilën e quajti “qesharake” për qëndrimet në mbrojtje të Veliajt. Sipas tij, për të fituar Tiranën opozita ka nevojë për një figurë të fortë, të ardhur nga Parlamenti, e jo për kandidatura të dala nga pazaret politike.

“Shërbëtorët e Berishës nuk i voton më askush. Tiranën nuk e fiton dot opozita me një besnik të tij,” tha ai.

Në optikën e Shehit, fituesi i madh i 11 majit është vetë Sali Berisha, i cili ka konsoliduar grupin e tij parlamentar dhe nuk e sheh si problem nëse opozita humbet për herë të shtatë.

Duke e përshkruar opozitën si të futur në një “depresion të madh” pas shtatë humbjesh në 13 vite, Shehi u shpreh se Berisha është faktori që në fund të ditës i garanton pushtetin Edi Ramës./E.S

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat