Lulzim Basha, është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me SPAK-un për dosjen e 21 Janarit.
Ai ka deklaruar se do të paraqitet në momentin që do të thirrej nga Prokuroria.
“Do të paraqitesha dhe do të bëja detyrën time para ligjit.
21 janari është një ngjarje që duhet hetuar plotësisht, profesionalisht dhe pa asnjë ndikim të jashtëm.
Kjo ngjarje është përdorur për interes në kurriz të viktimave dhe familjeve të tyre”, është shprehur Basha në “Breaking”.
I pyetur për rolin e tij ditën e 21 Janrit, dhe çfarë ka bërë atë ditë, ai tha se ka respektuar ligjin.
“Gjithçka brenda ligjit dhe sipa ligjit që gjërat të mos dilnin jashtë sferës së ligjit”, është shprehur më tej Basha.