back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaOlsian Çela: Drejtësia nuk ndërtohet me më shumë burgje

Olsian Çela: Drejtësia nuk ndërtohet me më shumë burgje

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, gjatë raportimit të tij në Kuvend, ka theksuar se Kodi aktual Penal në Republikën e Shqipërisë është mjaftueshëm i ashpër, duke theksuar se ashpërsimi i mëtejshëm i dënimeve nuk është rruga e duhur për të përmirësuar drejtësinë apo për të luftuar kriminalitetin.

Sipas Çelës, fokusi i institucioneve duhet të jetë tek zbatimi efektiv i ligjit dhe respektimi i parimit të humanizmit, dhe jo domosdoshmërisht në shtimin e masave ndëshkuese apo burgimeve.

“Është një çështje mjaft komplekse. Unë vazhdimisht e kam theksuar që Kodi që kemi është mjaftueshëm i ashpër. Madje, edhe disa nga propozimet ku ne kemi dhënë opinion, kemi theksuar se nuk shohim domosdoshmëri për ta ashpërsuar më tej. Burgu nuk mund të jetë zgjidhja e vetme e problemeve të shoqërisë,” deklaroi Çela.

Ai shtoi se tendenca për të forcuar dënimet me burg shkon në drejtim të kundërt me parimet e një drejtësie humane, të cilat promovohen edhe nga Bashkimi Europian.

“Në momentin që kemi shkuar vetëm tek zgjidhja e ashpërsimit të dënimeve me burgim, jemi duke ecur në drejtim të kundërt me atë që është parimi i humanizmit. BE është ajo që i bashkon këto vlera dhe ne duhet të shkojmë atje. Nuk mendoj që ashpërsimi i dënimeve është qasja e duhur,” theksoi kryeprokurori Çela.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur në opinionin publik është rritur debati për nevojën e ndryshimeve në Kodin Penal, në veçanti për rritjen e dënimeve ndaj veprave të caktuara penale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat