back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 30 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKur do të përzgjidhen kreu i SPAK dhe BKH?/ Bogdani jep afatet

Kur do të përzgjidhen kreu i SPAK dhe BKH?/ Bogdani jep afatet

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ka dhënë detaje sot nga Kuvendi mbi afatet e zgjedhjes së drejtuesve të rinj të dy institucioneve kyçe të drejtësisë: Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sipas Bogdanit, procesi për zgjedhjen e kreut të ri të BKH-së pritet të përfundojë rreth datës 10 nëntor, për shkak të verifikimeve të gjata të aplikimeve për kandidatët.

“Lidhur me procesin e drejtuesit të BKH, në komunikim me strukturat e SPAK, për shkak të verifikimeve disi të zgjatura të aplikimeve për kandidatët, rreth datës 10 nëntor pritet të finalizohet procesi,” u shpreh ajo.

Sa i përket drejtuesit të ri të SPAK, Bogdani theksoi se përzgjedhja synohet të bëhet përpara mbarimit të mandatit të aktualit, në mënyrë që tranzicioni të zhvillohet normalisht.

“Për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK, besoj se ndoshta në fillim të dhjetorit do të përfundojë procesi, në mënyrë që drejtuesi i ri të marrë detyrën në mënyrë sa më të natyrshme nga aktuali. Do të jetë para datës 16 dhjetor, kur mbaron mandati i tij,” shtoi Bogdani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat