back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetGjykata Kushtetuese mbështet Veliajn/ Avokati i Popullit inspekton mbajtjen në qeli

Gjykata Kushtetuese mbështet Veliajn/ Avokati i Popullit inspekton mbajtjen në qeli

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet ende në detyrë, ka marrë vizitën e një delegacioni të Avokatit të Popullit në ambientet e IEVP-së në Durrës.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me dy komisionerët Ahmet Prenci dhe Besnik Dedja, vizituan Veliajn për t’u njohur me kushtet e mbajtjes së tij në qeli dhe për trajtimin e tij në spital, ku është shoqëruar me 30 forca policie dhe prezencën e forcave të sigurisë brenda sallës së ndërhyrjes.

Vizita erdhi pas shqetësimeve mbi kushtet e rënda të paraburgimit, si dhe kufizimin ekstrem të vizitave dhe kontakteve me avokatët dhe familjen. Komisionerët vlerësuan mënyrën e trajtimit dhe shprehën interes për respektimin e të drejtave të Veliajt gjatë qëndrimit në burg.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Veliajt për të vazhduar detyrën, duke konsideruar të parregullt shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave, një vendim që konfirmoi vazhdimësinë e mandatit të tij dhe rrëzoi pretendimet për largimin e tij nga kryebashkiaku i Tiranës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat