Arben Ahmetaj, ish-ministri i Financave dhe aktualisht nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) kundër vendimit të 9 marsit 2023 të Gjykatës së Posaçme.
Kjo padia lidhet me kontrollin e banesës së përbashkët me partneren e tij, Erjola Hoxha, si dhe me kontrollin fizik dhe të celularit të saj. Kërkesa u depozitua më 8 maj 2024 dhe u komunikuar më 6 tetor 2025.
Arsyetimi i padisë
Ahmetaj dhe partnerja e tij ankohen se:
Kontrolli i banesës ishte i paligjshëm, pasi ai ishte deputet në kohën e veprimit dhe sipas Kushtetutës nuk mund të kryhej pa autorizimin paraprak të Kuvendit.
Ata nuk kishin akses në një procedurë efektive juridike për të kundërshtuar ligjshmërinë e këtyre kontrolleve.
GJEDNJ ka shtruar disa pyetje për palët, duke kërkuar qartësim mbi:
Nëse është shkelur e drejta për respektimin e banesës, garantuar nga neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe mbi përdorimin e imunitetit të deputetëve sipas Kushtetutës.
Nëse legjislacioni dhe praktika kombëtare ofronin mjete procedurale për të kundërshtuar ligjshmërinë e urdhrit të kontrollit, përfshirë edhe celularin dhe sekuestrimin e sendeve.
Nëse vendimi gjyqësor i 8 marsit 2023 ishte i ankueshëm në një gjykatë më të lartë.
Gjithashtu, qeveria shqiptare është ftuar të paraqesë jurisprudencën përkatëse dhe shembuj të shqyrtimit nga gjykatat më të larta të çështjeve të ngjashme.
Ahmetaj ndodhet aktualisht në arrati, me masën e sigurisë “Arrest në burg” të lëshuar nga Gjykata e Posaçme, në kuadër të hetimeve për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.



