back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaProda krenohet me kanabisin/ Zbulon qarkun më problematik

Proda krenohet me kanabisin/ Zbulon qarkun më problematik

Këtë të martë po zhvillohet një konferencë e përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve italiane, e fokusuar në bashkëpunimin mes dy vendeve për luftën kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, bëri me dije se operacionet e përbashkëta kanë çuar në një ulje të ndjeshme të rasteve të kultivimit të paligjshëm të kanabisit. Ai theksoi rëndësinë e partneritetit me autoritetet italiane, veçanërisht me Guardia di Finanza, duke e cilësuar bashkëpunimin ndërkombëtar si vendimtar për suksesin e këtyre aksioneve.

Proda dha të dhëna mbi aktivitetin e Policisë së Shtetit gjatë 10-mujorit të vitit 2025:

  • 217 119 kontrolle në 330 431 orë shërbimi.

  • Evidentuar dhe asgjësuar 203 960 bimë kanabisi, përfshirë 17 447 fidanë.

  • 580 raste kultivimi me 191 shtetas të implikuar, ku 106 janë arrestuar dhe 32 janë shpallur në kërkim.

  • Ulje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024: 132 raste kultivimi më pak, 58 317 bimë më pak dhe 71 873 fidanë më pak.

Qarku i Shkodrës mbetet zona me risk më të lartë, me 105 591 bimë të asgjësuara. Policia ka përdorur dronë, sisteme elektronike GIS-NARKOTIK, kontrolle tokësore dhe mbështetje nga helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes për të mbuluar terrene të vështira.

Proda gjithashtu nënvizoi rëndësinë e procedimeve penale: 163 shtetas janë proceduar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit, duke përfshirë kryetarë fshatrash, administratorë dhe punonjës të OSHEE-së.

Drejtori i Policisë theksoi se lufta kundër kultivimit të kanabisit do të vazhdojë me vendosmëri, duke investuar në teknologji dhe duke forcuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për rezultate afatgjata.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat