back to top
6.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKorrupsioni në Bashkinë e Tiranës/ Seanca paraprake e Veliajt shtyhet

Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës/ Seanca paraprake e Veliajt shtyhet

Seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 17 nëntor. Në seancën e sotme, prokurori Altin Dumani lexoi vetëm parashtrimet e tij, duke kërkuar kalimin e çështjes për gjykim. Në seancën e ardhshme pritet që të paraqiten konkluzionet e mbrojtësve.

Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokatët e tij. Kryebashkiaku u arrestua më 10 shkurt në zyrën e Bashkisë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim (9 herë)

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm që ka mundësuar përfitime të parregullta nga fondet publike të administruara nga Bashkia Tiranë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat