back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetGafa e Berishës: Gilmando Dani, krahu i djathtë i Ervin Salianjit

Gafa e Berishës: Gilmando Dani, krahu i djathtë i Ervin Salianjit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një gafë gjatë një deklarate publike lidhur me atentatin në Rinas dhe lidhjet e supozuara të personazheve të përfshirë me qeverinë Rama.

Berisha pretendoi se Gilmando Dani ka qenë krahu i djathtë i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, duke e ngatërruar me akuzat e tij për lidhje të mundshme me ministrat e qeverisë.

“Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit, ka qenë në fushatë si bodygard dhe financues për ministrin Gonxhe. Cuni i xhajës së këtij që u plagos është Ergest Sheqir, drejtor i IMT, ky që prish lokalet,” – tha Berisha.

Ai shtoi se, sipas tij, kjo situatë demonstron se narko-policia është e tëra në funksion të krimit dhe se personazhet e përmendur, përfshirë Gilmando Danin dhe Mustafa Sheqerin, ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të qeverisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat