Kryeministri Edi Rama, në takimin me qytetarët e Njësisë 5 në Tiranë, foli për situatën e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe për buxhetin e Bashkisë Tiranë.
Rama e cilësoi “paradoksale” situatën e Veliajt, duke thënë se ai “është në burg pa gjyq”, ndërsa theksoi se Tirana nuk duhet të vuajë mungesën e drejtimit.
“Kryetarin e Bashkisë së Tiranës e kemi në burg pa gjyq. U mor nga zyra për t’u futur në qeli si i paraburgosur, gjë që ndodh vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm. Kjo është disproporcionale,” tha Rama.
Kryeministri rikujtoj se sipas tij, Gjykata Kushtetuese mori një vendim tjetër nga i i qeverisë, por megjithatë tha se bashkë me Manastirliun si drejtuesja politike e qarkut do të vazhdojnë të marrin vendime.
“Tirana duhet të vazhdojë të funksionojë, shërbimet të mos ndalen dhe buxheti të vihet në dispozicion. Për këtë arsye, do të vazhdojmë dëgjesat me qytetarët në çdo njësi,” u shpreh Rama.
Kujtojmë se më herët, Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte caktuar nga kryeministri Edi Rama si drejtuesja politike e Partisë Socialiste për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.
Por me deklaratën e sotme, kryeministri zbuloi se e ka zëvendësuar Ballukun me Ogerta Manastirliun, e cila njëkohësisht është edhe kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës.



