back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 23 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDrejtësia nuk tërhiqet/ Ballukut &Co nuk u ndryshojnë masat e sigurimit

Drejtësia nuk tërhiqet/ Ballukut &Co nuk u ndryshojnë masat e sigurimit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur vazhdimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Vendimi, i datës 22.11.2025, u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për verifikimin e kushteve dhe kritereve të masave të caktuara më herët me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025.

Sipas vendimit:

Belinda Balluku do të vazhdojë të jetë e pezulluar nga ushtrimi i detyrës si Zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe e ndaluar të dalë jashtë shtetit.

Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do të qëndrojnë nën masën e arrestit në shtëpi, sipas neneve 233, 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale.

Adresa e zbatimit të arrestit në shtëpi për Erald Elezin është saktësuar dhe ai duhet të qëndrojë në banesën e tij në qytetin përkatës.

Gjykata urdhëron Prokurorinë e Posaçme dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat