back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKulluri: Premtimet e foltores nuk u mbajtën/ "Lëvizja e re po ndryshon...

Kulluri: Premtimet e foltores nuk u mbajtën/ “Lëvizja e re po ndryshon situatën”

Analisti politik Edvin Kulluri ka komentuar lëvizjen e re brenda Partisë Demokratike, në të cilën përfshihet edhe ish-deputeti Ervin Salianji, duke e cilësuar si një grupim më të ndërgjegjshëm për krizën politike që po kalon PD.

I ftuar në emisionin “Studio 24”, Kulluri tha se ky grup është më i vetëdijshëm për gjendjen e rëndë të partisë dhe për nevojën për të ndryshuar situatën brenda strukturave demokratike. “Unë do i vë emrin grup apo lëvizje, pasi janë shumë më koshientë se pjesa tjetër, sepse ata e kuptojnë se PD është shumë keq për arsye të caktuara të vetë PD,” tha analisti.

Kulluri gjithashtu kritikoi lidershipin aktual të PD-së, duke theksuar se premtimet e foltores për të shpëtuar partinë nga pengmarrja e kryetarit Lulzim Basha nuk janë mbajtur. Ai përmendi mungesën e mbledhjeve të Këshillit Kombëtar dhe nevojën për debat mbi kodin zgjedhor, duke vënë në dukje se barra e rëndë ka rënë mbi anëtarë si Tabaku dhe Alimehmeti.

“Diskutimi për situatën sot është në zonën gri, pasi problem është pse nuk dalin ata 700-800 mijë që të përmbysin këtë mazhorancë,” shtoi Kulluri, duke theksuar se lëvizja e re mund të sjellë një frymë ndryshimi dhe më shumë ndërgjegjësim brenda PD-së.

Analisti e konsideron këtë grup si një shans për rithemelim, hapje dhe meritokraci, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për rikthimin e PD-së si alternativë qeverisëse.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat