back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetMosbindja civile/ Berisha paralajmëon pëshkallëzim

Mosbindja civile/ Berisha paralajmëon pëshkallëzim

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se do ta përshkallëzojnë mosbindjen civile.

Ai është shprehur se në Nëntor do nxjerrin tymin narkoshtetit të Edi Ramës.

Ora jonë po vjen! Shenjat e para kanë nisur.Në më pak se 30 ditë patëm mosbindjen eksplozive në Tiranë. Paralizuam narkoshtetin 3 orë nga veriu në jug. Ndërsa sot me marshin tonë, paralajmëruar çlirimin përfundimtar të Shkodrës nga mafia shtetërore.

Pasi siç e keni parë dhe ju, Shkodra është një qytet në pushtim që nga data 14 maj 2023.

Bandat me eskortë policie siç i patë, ndalonin nga një qendër votimi në tjetrën, për të shtrembëruar dhe shkelmuar vullnetin e shkodranëve dhe për t’u emëruar atyre në shtëpinë e parë të qytetit një kriminel, anëtar të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë.

Dhe sot vërtet ata vrasin e masakrojnë, me licencën për të vrarë, që Edi Rama u ka dhënë si shpërblim. Por mosbindja ka nisur dhe nuk ka të ndalur.

Në tetor ne vramë frikën. Marshi i sotëm në Shkodër provoi se qytetarët nuk do përkulen para bandave të qeverisë.

Prandaj nëntori do të jetë muaji i sulmit tonë. Nëntori është muaji i vazhdimit dhe i përshkallëzimit. Nëntori do i nxjerrë tymin narshkoshtetit të Edi Ramës”, është shprehur Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat