back to top
4.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSkadon afati kushtetues/ Presidenti Begaj e kalon në heshtje ligjin për "barazinë...

Skadon afati kushtetues/ Presidenti Begaj e kalon në heshtje ligjin për “barazinë gjinore”

Ligji i debatueshëm “Për barazinë gjinore” ka hyrë zyrtarisht në fuqi pas skadimit të afatit kushtetues për dekretimin e tij nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Dokumenti, i miratuar më 6 nëntor nga Kuvendi me 77 vota pro dhe 36 kundër, kaloi automatikisht në fuqi, duke u konsideruar i miratuar “në heshtje”.

Miratimi i ligjit ka shkaktuar polemika të forta. Opozita dhe disa komunitete fetare kanë kundërshtuar disa dispozita të tij, duke argumentuar se ato cenojnë Kushtetutën dhe liritë themelore, përfshirë fenë, arsimin dhe median. Ndërkaq, grupet që e mbështesin ligjin e konsiderojnë atë të domosdoshëm për të përditësuar legjislacionin shqiptar sipas standardeve ndërkombëtare dhe për të garantuar barazi gjinore në punësim, arsim, përfaqësim politik dhe të drejta sociale.

Me mosveprimin e presidentit, procesi institucional për këtë çështje konsiderohet i mbyllur dhe ligji tashmë është pjesë e legjislacionit shqiptar. Polemikat pritet të vazhdojnë ndërsa fillon zbatimi i tij në praktikë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat