Kryeministri Edi Rama ka filluar takimin e tij të dytë me emigrantët shqiptarë në Greqi, këtë herë në qytetin e Selanikut, pas takimit të tij të parë në Athinë disa muaj më parë.
Rama komentoi se një grup individësh, të cilët ai i quajti “fantazma të gjalla të së shkuarës,” ishin angazhuar në protestë kundër ardhjes së tij, duke përdorur fletushka dhe parulla që lidhen me termin e “Vorio Epirit”.
Ai shprehu keqardhje për këto veprime, duke theksuar se ato nuk ndihmojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve, shkruan BW.
“Vorio Epiri është një term i vdekur. “Këto nuk janë arsye që të ushqejmë ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë. Greqia është një partner i pazëvendësueshëm që, bashkë me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik të politikës sonë të jashtme”, delaroi Rama.