back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaBraho kritikon Krajën: Duhej të ishte më aktiv në vitet e para...

Braho kritikon Krajën: Duhej të ishte më aktiv në vitet e para të SPAK

Kandidati për kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, shpalosi platformën dhe vizionin e tij për drejtimin e institucionit, duke dhënë gjithashtu vlerësimet për dy drejtuesit e mëparshëm të SPAK.

Braho tha se institucioni nuk ka qenë i njëjtë gjatë periudhave të drejtimit të mëparshëm dhe se ai do të kishte qenë më aktiv. “Mendoj se zoti Kraja duhet të kishte qenë më aktiv në atë periudhë, edhe pse çështjet kërkonin kohë dhe ishin vitet e para të krijimit. Do të isha më aktiv,” tha Braho.

Ai gjithashtu bëri një krahasim me drejtuesin tjetër, Altin Dumani, duke shtuar: “Krahasuar me Dumanin, do të merrja anën pozitive. Më vështirë se kaq, nuk gjej një anë të mirë tek Dumani.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat