back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama pas votimit në KLP/ "SPAK do të ketë gjithmonë mbështetjen e...

Rama pas votimit në KLP/ “SPAK do të ketë gjithmonë mbështetjen e mazhorancës”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke e uruar për detyrën dhe duke vlerësuar punën e kryer deri më tani nga drejtuesi aktual i institucionit.

Në deklaratën e tij publike, Rama theksoi rëndësinë e vijimit të reformës në drejtësi dhe mbështetjen e plotë të mazhorancës për SPAK-un.

“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij,” u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se SPAK “ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet”.

Reagimi i Ramës vjen pak minuta pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që zgjodhi mes katër kandidatëve drejtuesin e ri të institucioni të posaçëm. Kryeministri ka nënvizuar sërish se qeveria mbetet e angazhuar për të garantuar pavarësinë dhe funksionimin e plotë të SPAK-ut, i konsideruar si një nga shtyllat kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat