back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për heqjen e kafazit në seancë

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për heqjen e kafazit në seancë

Erion Veliaj mori pjesë sot në seancën paraprake pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korru/ psionin dhe Krimin e Organizuar. Gjatë seancës, ai përsëriti kërkesën për heqjen e masës së vendosjes në kafaz gjatë zhvillimit të gjyqit, por kërkesa u rrëzua nga trupi gjykues.

Pas vendimit, Veliaj njoftoi largimin e avokatit Artan Gjermeni nga mbrojtja e tij. Në vend të tij, gjykata caktoi avokaten Valentina Teodoresku si mbrojtëse kryesore në proces.

Ndërkohë, Veliaj ka paraqitur edhe një kërkesë tjetër, ku pretendon të drejtën për akses të plotë dhe të menjëhershëm në aktet e dosjes, si dhe shtyrjen e procedurës derisa të garantohet kjo e drejtë. Sipas tij, ligji i njeh të pandehurit të drejtën autonome për t’u njohur vetë me dosjen, pavarësisht pranisë së mbrojtësit. Kjo kërkesë mbetet ende për t’u shqyrtuar nga gjykata.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat