back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDumani kërkon rikandidim për prokurorët e posaçëm/ “Shqipëria s’ka luks të humbasë...

Dumani kërkon rikandidim për prokurorët e posaçëm/ “Shqipëria s’ka luks të humbasë eksperiencën”

Kreu në detyrë i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi sot një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku foli për sfidat dhe arritjet e Prokurorisë së Posaçme. Ai theksoi se presionet politike nuk kanë ndikuar në hetimet e strukturës dhe se puna e SPAK vijon pavarësisht përpjekjeve për ndikim.

Sipas Dumanit, më shumë se 50% e çështjeve që përfshijnë zyrtarë të lartë janë përfunduar me vendim të formës së prerë, duke nënvizuar efikasitetin në trajtimin e korrupsionit në nivelet e larta të administratës.

Kreu i SPAK ngriti gjithashtu shqetësimin për pamundësinë aktuale të prokurorëve të posaçëm për të rikandiduar pas përfundimit të mandatit. Ai paralajmëroi se largimi i tyre mund të krijojë boshllëqe të mëdha në sistem, duke dëmtuar investimin e bërë në trajnimin e tyre.

“Shqipëria nuk ka luksin të humbasë prokurorë me eksperiencë. Duhet të ekzistojë mundësia për rikandidim për ata që dëshirojnë të vazhdojnë,” u shpreh Dumani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat