back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëPD-në, nuk ka avokat ta mbrojë nga avokati

PD-në, nuk ka avokat ta mbrojë nga avokati

Basir Çollaku

Endri Shabani, Avokati i Populli të PS, zgjedhur me vota të mazhorancës, e firma lejuese për hyrje në garë nga PD, e nisi kohën reaguese pak orë pas zyrtarizimit, kundër PD, e me mirënjohje për PS, duke mos zhgënjyer askënd. Lajmëroi me shkrim në kontekst e tekst, se do të jetë një zyrë e vogël e PS, në një zyrë publike të dhuruar prej saj.
Përpjekjet e deputetëve demokratë për shfajësim kurthi procedurial, nuk besohen as nga më radikalët militantë. Dhe me të drejtë. 35 firma një anti-opozitari ndaj PD, nuk duhej të dakortësonin deputetët e opozitës. As për sevap. As për leje kandidimi. Janë 70 përqind e grupit parlamentar.
E kjo kur PS nuk i kishte dhënë kokërr firme, ndonëse votat ia dha të gjitha. Për më tepër fijet soroiste aspak anonime, janë akuzë shtesë. Kalaja, Haluca, Ndregjoni ishin biologjikisht pjesë e PD, sa nga origjina edhe nga produkti. Lideri Berisha përmendi shkujdesjen e deputetëve kur firmë-marrësi Shabani, paska mbështetur kandidatin e pavarur bashkiak Binaj dhe ky i mbështetur nga opozita, megjithë kaosin e braktisur zgjedhor.
E bashkë-mbështetja paska dremitur firmëtarët. Jo. Aspak nuk duhet të jetë kështu. Është limonatë e ndenjur si shfajësim. Dikush tjetër përmendi Salianjin si lobues për Shabanin. Nëse po, sigurisht flirti është tregues ngjarjesh të tjera të pathëna mes palësh. Ai përsërit se po kërkon të zgjojë PD-në, por nëse ka punuar me deputetë demokratë, për firmat pro Shabanit, paska zgjuar shumë parti përveç përgjumjes së ofruar, asaj ku ka qenë deputet.
Ngjarja nuk është moment gafili. Pavarësisht se Avokati i Popullit si institucion rekomandues, nuk rëndon kund peshë në oborrin e drejtësisë lënguese të rrënuar. Demokratët me mandat duhej të kishin qenë të prerë ndaj mazhorancës, pa hyrë në debat rregulloreje. Nuk ka pak shtatzënë. O je, o nuk je.
Skema nuk duhej të kishte kompromentuar procesin. Të shkohej me një emër. Ose edhe me tre apo më tepër. Forumet e PD, Kryetar, kryesi, Grup Parlamentar e Këshill Kombëtar nuk janë dekore mitingjesh. Janë shtigje serioze të përzgjedhjes. Burimet njerëzore janë të shumta për shumë emra dinjitozë. Partia Demokratike akuzon se u vodh Avokati i Popullit.
Nëse ti e lë dyqanin hapur me dashje natën, (firmat) atëherë hajduti, PS, të cilit i ke dhënë adresën dhe çelësat në rast aksidenti, thjesht po i jep një dorë të gatshme vetes. “Shabanëzimi” i procesit, a ka “soros” dhe vaksina të tjera të infektivit politik brenda?! Po. Ka sigurisht. Nëse Rama ka fuqi dhe instrumenta për të zërë në grackë e për t’u marë kokëulur vullnetin e lirë deputetëve demokratë, kjo nuk është thjesht aftësi apo hile e kundërshtarit socialist, se sa paaftësi indiferente dhe kompromentuese e krahut demokrat.
Kjo Zgjedhje e Avokatit të Popullit, ku PD humbi rrugën në oborr, identifikon maturimin e dobësuar në përzgjedhjet e përfaqësimeve të saj politike. Epidemia e “kërpëratës” duket se nuk është zhdukur, por na kanoset zegjinosja e partisë. Rasti nuk është pa dashje rastësor.
As gabim njerëzor. Se kështu fyejmë inteligjencën me tepri të deputetëve tanë, të cilët i kemi votuar edhe të bindur edhe të pabindur, si votë anti-Ramë. Është gabim politik. Bash në periudhën kur Edi Ramën e ndajnë shumë pak kohë nga përballja me drejtësinë e ministra të tjerë të tij, udhëtojnë drejt qelisë. Miku i “armikut” tënd nuk mund të jetë miku yt. Në PD, fajin këtu nuk e ka vetëm Saliu…
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat