back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetArrest shtëpie dhe delegim detyrash/ Karçanaj lë drejtimin e AKSH-it

Arrest shtëpie dhe delegim detyrash/ Karçanaj lë drejtimin e AKSH-it

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), Mirlinda Karçanaj, ka deleguar kompetencat e saj tek Romina Kostani, pas akuzave të ngritura nga SPAK në drejtim të saj. Karçanaj ndodhet aktualisht në arrest shtëpie dhe akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas vendimit të nxjerrë, delegimi i kompetencave është bërë në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse, përfshirë:

Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative”

Ligjin nr. 90/2012, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”

Ligjin nr. 43/2023, “Për Qeverisjen Elektronike”

Ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”

Vendimet dhe rregulloret e Këshillit të Ministrave dhe të brendshme të AKSH-it

Në vendim, janë ngarkuar Drejtori i Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde të Huaja, Drejtori i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Drejtori i Infrastrukturës e-Gov për zbatimin e urdhrit.

Po ashtu, Sektori i Arkivë Protokollit është ngarkuar me njoftimin e këtij urdhri, i cili hyn në fuqi menjëherë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat