back to top
0.5 C
Tirana
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaQipro merr presidencën e BE/ Prioritetet

Qipro merr presidencën e BE/ Prioritetet

Qipro nis këtë të enjte presidencën e Bashkimit Europian nën sloganin “Për një Europë që qëndron më e fortë dhe më e guximshme në një botë të trazuar dhe në ndryshim”.

Prioritet i këtij gjashtë mujori mbetet siguria në kontinetin e vjetër dhe zgjerimi, si një domosdoshmëri gjeostrategjike dhe një investim për të ardhmen e Europës.

Qipro angazhohet të punojë për ribashkimin e Europës dhe përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane. Sepse për të, një union i zgjeruar është një union më i fortë, më i sigurt dhe më I qëndrueshëm.

Ky gjashtë mujor mbetet i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila hyn në këtë vit të ri, me të gjithë grupkapitujt e negociatave të hapura, me objektivin për të nisur sa më parë mbylljen e tyre, që procesi teknik të përfundojë brenda 2027, sipas një plani të dakortësuar mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian.

Në mesazhin e Urimit për homologun qipriot, presidenti Bajram Begaj, shpreh bindjen se presidenca qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perendimor, duke e konsideruar këtë një prioritet strategjik. Ndërsa më herët kryeministri Rama rikonfirmoi angazhimin për arritjen e këtij objektivi kombëtare përgjatë këtij mandati.

“Unë dhe të zgjedhurit tuaj do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurin tonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat