back to top
0.5 C
Tirana
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaÇmime të reja për apartamentet dhe pronat tregtare/ Taksa rritet automatikisht

Çmime të reja për apartamentet dhe pronat tregtare/ Taksa rritet automatikisht

Nga sot, 1 janar 2026, kanë hyrë zyrtarisht në fuqi çmimet e reja të referencës për apartamentet dhe pronat tregtare në të gjitha rrethet e vendit. Vendimi, i miratuar më herët nga qeveria, sjell ndryshime të drejtpërdrejta në taksën e ndërtesës që paguajnë familjet dhe bizneset, pasi kjo taksë llogaritet mbi bazën e çmimit të referencës për metër katror.

Një nga risitë kryesore të skemës së re është rritja e numrit të zonave kadastrale nga 65 në 119, duke krijuar një ndarje më të detajuar të territorit dhe një pasqyrim më realist të vlerës së tregut të pasurive të paluajtshme. Sipas përllogaritjeve të publikuara më herët, rritjet më të forta të çmimeve prekin zonat bregdetare dhe qytetet me zhvillim të shpejtë urban.

Qarku i Durrësit shënon rritjen më të lartë të çmimeve të referencës, veçanërisht në zonën kadastrale nr. 13, ku çmimi për apartamentet arrin në 200 mijë lekë për metër katror, nga 67.500 lekë/m² që ishte më parë. Rritje të ndjeshme regjistrohen edhe në Kamëz dhe Vlorë, ku territori është ndarë në disa zona kadastrale me çmime të diferencuara.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve, taksa e pronës për familjet dhe bizneset rritet automatikisht, në përpjesëtim me çmimet e reja të referencës, pa qenë e nevojshme marrja e vendimeve shtesë nga bashkitë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar më herët se përditësimi i çmimeve të referencës synon përafrimin e vlerës së pronave me çmimet reale të tregut, si dhe ndërtimin e një sistemi tatimor më transparent dhe më të drejtë për qytetarët dhe bizneset.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat