back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGjykataSkema e sofistikuar e call center-ave/ Kamera të bllokuara dhe fitime deri...

Skema e sofistikuar e call center-ave/ Kamera të bllokuara dhe fitime deri 10 000 euro/muaj

Autoritetet shqiptare dhe italiane zbardhën detaje të reja nga aksioni i 17 janarit ndaj një rrjeti të madh mashtrues përmes call center-ave në Tiranë, ku u arrestuan tetë persona dhe tre të tjerë shpallën në kërkim.

Emisioni investigativ italian “Le Iene” publikoi hetimet e tij mbi skemën, duke treguar se qytetarë nga vende të ndryshme europiane ishin mashtruar për të investuar shuma që nisnin nga 250 euro dhe arrinin deri në 200 mijë euro. Investigimi tregon se punonjësit e call center-it këshillonin të infiltruarin të sigurohej që viktimat të fitonin vetëm 30-50 euro në ditë, për t’i nxitur të investonin sërish.

Një nga punonjësit italianë i tha emisionit se fitimet e tij personale arrinin deri në 10 000 euro në muaj. Brenda qendrës mashtruese, telefonave iu bllokohej kamera për të parandaluar regjistrime ose fotografime.

Nga aksioni i SPAK-ut u arrestuan Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi. Në kërkim janë shpallur tre vëllezërit organizatorë: Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj.

Objektet e kontrolluara përfshijnë dy kulla luksoze në Tiranë: “Atti Tower” në rrugën Ibrahim Rugova, përballë Katedrales Ortodokse, dhe një tjetër në Bulevardin Bajram Curri. Hetimet e para të BKH-së treguan se organizatorët kishin krijuar një strukturë të sofistikuar sigurie me perimetra mbrojtës, kamera statike dhe personel civil vëzhgimi jashtë qendrës.

Sipas burimeve, për shkak të alarmit nga ana e organizatorëve, call center-i u boshatis brenda natës për t’u zhvendosur në një godinë tjetër, por operacioni u realizua me sukses dhe gjithçka u zbuluar nga autoritetet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat