back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetKosova50% e buxhetit të mbrojtjes për investime dhe armë moderne

50% e buxhetit të mbrojtjes për investime dhe armë moderne

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se gjysma e zërave të buxhetit të mbrojtjes janë të destinuara për investime, përfshirë blerjen e armëve moderne për ushtrinë shqiptare, si raketat Javelin dhe dronë nga partnerët britanikë dhe amerikanë.

Sipas Vengut, Shqipëria do të blejë gjithashtu artileri të lëvizshme, topa, mortaja, kamionë ushtarakë dhe dronë nga Izraeli. Ai njoftoi se kompania ushtarake shqiptare KAYO po bashkëpunon me partnerë izraelitë për rimëkëmbjen e prodhimit të armatimeve në vend.

Në lidhje me tensionet mes SHBA, Bashkimit Europian dhe NATO-s, ministri Vengu theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për të mbajtur një pozicion të qartë:
“Nuk jemi në mes të Washingtonit dhe Brukselit; jemi brenda Washingtonit dhe brenda Brukselit”, tha ai.

Ai komentoi gjithashtu shqetësimin e Beogradit për marrëveshjen trepalëshe të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë:
“Serbia të na bashkohet, por kemi marrë përgjigje refuzuese. Kemi avancuar me marrëveshje 3-palëshe”, shtoi Vengu.

Për bazën ushtarake të Pashalimanit, ministri rikujtoi se ekziston një marrëveshje me Turqinë që nga viti 1992 dhe se Shqipëria i qëndron këtij marrëveshjeje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat