back to top
4.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaEpstein dhe politika britanike/ Mandelson i përfshirë në rrjedhje të informacionit qeverita

Epstein dhe politika britanike/ Mandelson i përfshirë në rrjedhje të informacionit qeverita

Lord Peter Mandelson, ish-sekretar i shtetit për Tregtinë dhe Industrinë në Britani, po përballet me hetime të reja lidhur me lidhjet e tij me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein. Dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së nxjerrin në pah pagesa të dyshimta të bëra nga Epstein, përfshirë një pagesë në emër të partnerit të Mandelson, Reinaldo Avila da Silva, në vitin 2009.

Raportimet e fundit sugjerojnë se Mandelson mund të ketë përcjellë informacione të ndjeshme qeveritare për Epstein, përfshirë paralajmërimin mbi paketën 500 miliardë euro të BE-së për shpëtimin e euros gjatë krizës financiare. Tashmë politikani po shqyrtohet për shpërdorim të detyrës publike dhe sjellje e papërshtatshme financiare, ndërsa Zyra e Kryeministrit britanik thekson se Mandelson nuk duhet të mbajë më vend në Dhomën e Lordëve.

Si pasojë e skandalit, Mandelson dha dorëheqjen nga Partia Laburiste të dielën në mbrëmje, ndërsa ish-kryeministri Gordon Brown e dënoi rrjedhjen e dokumentit të ndjeshëm si “plotësisht të papranueshme”.

Kryeministri Keir Starmer ka urdhëruar sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Cris Wormald, të shqyrtojë të gjitha kontaktet mes Mandelson dhe Epstein gjatë periudhës 2008–2010. Në një tjetër mesazh të zbuluar nga Financial Times, Mandelson duket se ka sugjeruar që Epstein t’i kërkojë kreut të JPMorgan të “ushtrojë presion” mbi kancelarin britanik për të ulur taksën mbi bonuset e bankierëve.

Hetimet e reja kanë ndezur shqetësime serioze mbi integritetin e institucioneve britanike dhe mbi rolin e Mandelson gjatë krizës financiare, ndërsa opinioni publik ndihet i tensionuar nga përfshirja e një figure të lartë politike në skandalin ndërkombëtar të financierit pedofil.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat