back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTatimet paralajmërojnë bizneset/ Afati për inventarin analitik shtyhet, rrezik penalitetesh

Tatimet paralajmërojnë bizneset/ Afati për inventarin analitik shtyhet, rrezik penalitetesh

Administrata Tatimore njoftoi sot se afati për deklarimin e inventarit analitik të vitit 2025 është shtyrë deri më 20 shkurt 2026, për shkak të problemeve teknike që kanë prekur sistemin SelfCare gjatë dy javëve të fundit.

Sipas njoftimit, shtyrja e afatit ka për qëllim të lejojë tatimpaguesit të përmbushin në mënyrë të saktë dhe të plotë këtë detyrim ligjor. Inventari analitik duhet të përfshijë informacion të detajuar mbi lëndët e para, produktet e gatshme dhe mallrat për rishitje, duke përfshirë njësi, sasi, çmim dhe vlerë.

Deklarimi kryhet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, duke përdorur emërtimin “Inventari 31.12.2025”, brenda afatit të ri. Administrata Tatimore thekson rëndësinë e përmbushjes së këtij detyrimi, duke paralajmëruar se mosdeklarimi ose nëndeklarimi i punonjësve dhe pagave të tyre do të konsiderohet shkelje e rëndë, me pasoja në sigurimet shoqërore dhe pensionet.

“Tatimpaguesit që nuk respektojnë këtë detyrim ligjor do të përballen me verifikime dhe hetime të thelluara, duke përfshirë edhe transaksionet me burime të ardhurash të dyshimta, në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese”, thuhet në njoftim.

Lista e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregon pagat minimale në sektorin e ndërtimit: 60,000 lekë për sanitarin, 85,000 lekë për magazinierin, 95,000 lekë për elektricistin/hidraulikun dhe deri në 160,000 lekë për operatorin e vinçit. Sipas administratës, çdo biznes që nuk respekton këto paga bie në kategorinë me risk të lartë për penalitete.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat