back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeBanorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë/ Godasin me gurë fadromat

Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë/ Godasin me gurë fadromat

Banorët e zonës Baks–Rrjoll janë përplasur këtë të shtunë me forcat e policisë, teksa kanë tentuar të ndalojnë punimet për ndërtimin e një resorti turistik në pronat që sipas tyre u përkasin ligjërisht.

Sipas banorëve, një kordon policor është vendosur në hyrje të zonës, duke i ndaluar ata të futen në tokat e tyre, ndërkohë që mjetet e rënda të kompanisë së ndërtimit kanë vijuar punën. Disa banorë, të revoltuar, kanë qëlluar me gurë në drejtim të fadromave, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve.

Banorët thonë se disponojnë dokumentacion të rregullt që provon pronësinë e ligjshme të tokës dhe akuzojnë kompaninë për ndërhyrje të padrejtë në pronat e tyre. Ata i bëjnë thirrje organeve të drejtësisë që të trajtojnë çështjen me prioritet dhe të shmangin zvarritjen e mëtejshme të procesit.

Deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pasur një reagim zyrtar nga policia apo kompania ndërtuese lidhur me incidentin dhe pretendimet e banorëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat