back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetDy muaj debat për Ballukun/ Seanca me dyer të mbyllura, mazhoranca kundër...

Dy muaj debat për Ballukun/ Seanca me dyer të mbyllura, mazhoranca kundër arrestimit

Dy muaj pas dorëzimit të kërkesës nga SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, Këshilli i Imunitetit ka përfunduar shqyrtimin e dytë të çështjes në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor. Vetë Balluku nuk ishte e pranishme në mbledhje.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e Partia Demokratike akuzuan mazhorancën për zvarritje të procesit për rreth dy muaj dhe kërkuan që mbledhja të zhvillohej e hapur për publikun, kërkesë që u kundërshtua nga socialistët.

Në përfundim, përfaqësuesit e Partia Socialiste deklaruan se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar dhe se masa e pezullimit konsiderohet e mjaftueshme në këtë fazë, duke theksuar se nuk ka arsye për masa më të ashpra dhe se procesi duhet të vijojë në respekt të procedurave ligjore.

Ndërkohë, prokurorët e SPAK kanë argumentuar se pozita penale e Ballukut është rënduar dhe se ekzistojnë prova të reja që justifikojnë kërkesën për arrestim. Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës, duke i kërkuar organit të akuzës të provojë pretendimet për prishje provash dhe rrezik largimi nga vendi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat