back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 2 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaPolicia e Shtetit në duar të Bizhgës/ Drejtuesi i komanduar nis detyrën

Policia e Shtetit në duar të Bizhgës/ Drejtuesi i komanduar nis detyrën

Sokol Bizhga, i cili deri më tani mbante postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka marrë zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm, i komanduar. Vendimi u formalizua me shkresën me numër 70/y, të firmosur nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e cila i është dërguar në mesditë Bizhgës.

Marrja e kompetencave nga Bizhga ndodhi pas shkarkimit të Ilir Prodës, me arsyetimin se gjatë protestës së Partisë Demokratike më 28 shkurt nuk u garantua rendi dhe siguria, veçanërisht në zonën e Vila 31, ish-vila e Enver Hoxhës, ku protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë ndërsa brenda godinës ndodheshin 7 artistë francezë.

Sokol Bizhga do të qëndrojë në këtë detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit të Ilir Prodës përmes konkursit, i hapur për të gjithë personat që mbajnë gradat Drejtues, Drejtues i Parë dhe Drejtues i Lartë në Policinë e Shtetit.

Me marrjen e detyrës, Bizhga pritet të njoftojë gjithashtu për shkarkimin e drejtorit të Policisë së Tiranës, Elton Alushi, duke përdorur të njëjtat argumente si për Ilir Prodën. Ligji i Policisë së Shtetit parashikon qartë se drejtorët vendorë emërohen dhe shkarkohen vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat