back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaTrump: SHBA vepron ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë kundër Iranit

Trump: SHBA vepron ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë kundër Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke synuar shkatërrimin e kapaciteteve të regjimit iranian në disa fronte.

Në një postim në platformën sociale Truth Social, Trump shkroi se Shtetet e Bashkuara po “shkatërrojnë plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”.

“Ne kemi një fuqi zjarri të pakrahasueshme, municione të pakufizuara dhe gjithë kohën që duam”, shtoi ai, duke theksuar gatishmërinë e SHBA-së për veprime të menjëhershme.

Trump përdori gjithashtu tone të ashpra ndaj udhëheqjes iraniane, duke e akuzuar për dhunë ndërkombëtare gjatë dekadave të fundit:

“Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në të gjithë botën për 47 vite dhe tani unë, si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i godas ata. Është një nder i madh ta bëj këtë”, shkroi ai.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, në sfondin e përshkallëzimit të përballjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat