back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 19 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“E paprekshmja” e qeverisë?/ Si e komenton Kumbaro jetëgjatësinë në kabinetin Rama

“E paprekshmja” e qeverisë?/ Si e komenton Kumbaro jetëgjatësinë në kabinetin Rama

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka komentuar mbi jetëgjatësinë e saj në qeveri, duke theksuar se vlerësimi i punës bëhet përmes votës dhe analizave brenda mazhorancës.

E pyetur për rezultatet që justifikojnë vazhdimësinë e saj në kabinetet e Edi Rama, Kumbaro u shpreh se asnjë ministër nuk qëndron në detyrë si individ, por si pjesë e një skuadre politike.

“Rezultatet maten çdo katër vjet përmes votës dhe analizave që bëjmë si skuadër. Asnjë ministër nuk është aty sepse është vetë, por sepse është pjesë e një ekipi”, deklaroi ajo.

Ministrja theksoi se në qeverisje rolet ndryshojnë dhe lëvizin, duke përfshirë funksione të ndryshme si deputet, drejtues politik apo ministër, në varësi të nevojave të mazhorancës.

Sipas saj, thelbësore nuk është individi, por qëndrueshmëria e mazhorancës dhe lidershipi politik.

“Nuk është ministri që qëndron, por mazhoranca dhe lidershipi. Ne jemi pjesë e një skuadre dhe bashkëpunojmë në role dhe detyra të caktuara”, përfundoi Kumbaro.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat