back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetKonsensusi i parë për Reformën Territoriale

Konsensusi i parë për Reformën Territoriale

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur dakordësi këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale, vetëm tre ditë pas protestës së opozitës të shoqëruar me molotovë dhe fishekzjarrë.

Gjatë mbledhjes, përfaqësuesit e të dyja palëve miratuan kalendarin e dëgjesave, duke shënuar një hap konkret drejt vijimit të procesit të reformës. Bashkëkryetarët e komisionit bënë të ditur se dëgjesat publike do të nisin më 3 prill.

Sipas planifikimit, gjatë muajve prill dhe maj do të zhvillohen dëgjesa si në Kuvend, ashtu edhe në terren, ku do të përfshihen kryetarët e bashkive dhe aktorë të tjerë vendorë.

Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh politike, por dakordësia për kalendarin e punës shihet si një sinjal bashkëpunimi mes palëve për çështje që lidhen me organizimin territorial dhe qeverisjen vendore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat