back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“PD nuk është më ajo e 1991-shit”/ Kokalari zbardh dështimin e Berishës

“PD nuk është më ajo e 1991-shit”/ Kokalari zbardh dështimin e Berishës

Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj kreut të Partise Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi të gjatë në Facebook, ku ka ngritur akuza të forta për mënyrën e drejtimit të partisë.

Kokalari thekson se partia e sotme nuk është më ajo e vitit 1991, por një derivat i Rithemelimit, duke shtuar se mbështetja e bazës është tkurrur ndjeshëm krahasuar me periudhën e “foltoreve”.

Ajo akuzon Berishën për premtime të pambajtura, duke përmendur mungesën e reformave të premtuara si hapja e partisë, meritokracia dhe zhvillimi i primareve. Sipas saj, kjo ka sjellë demotivim dhe largim të mbështetësve.

Në reagimin e saj, Kokalari shprehet se gëzon një mbështetje më të gjerë brenda dhe jashtë partisë, përfshirë edhe nga grupime që më parë kanë qenë kundër Rithemelimit. Ajo thekson se synon rikthimin e demokratëve të larguar ndër vite, si një kusht për fitore.

Gjithashtu, ajo zbulon se ka kërkuar të bëhet pjesë e Kryesisë së partisë, por sipas saj, kjo është refuzuar nga Berisha, ndërsa kritikon promovimin e figurave të tjera brenda strukturave drejtuese.

Kokalari e cilëson mandatin e katërt të Edi Rama si “dhuratë” të Berishës, duke e akuzuar këtë të fundit për humbjet elektorale të opozitës.

Ajo paralajmëron se do të hyjë në garë për drejtimin e partisë, duke e konsideruar këtë një përballje të drejtpërdrejtë me Berishën, ndërsa kërkon që gara të zhvillohet me transparencë të plotë, përfshirë lista të sakta votuesish, debate publike dhe monitorim të procesit.

Në fund, Kokalari paralajmëron pasoja ligjore në rast të manipulimit të procesit zgjedhor brenda partisë, duke theksuar se kjo është një betejë e rëndësishme për të ardhmen e partisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat