back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 31 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBraçe hap letrat/ "Do kandidoj për Tiranën, nuk po tallem"

Braçe hap letrat/ “Do kandidoj për Tiranën, nuk po tallem”

Deputeti socialist, Erion Braçe u ka dhënë fund aludimeve të ditëve të fundit, duke konfirmuar publikisht se synon të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e vitit 2027.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se vendimi i tij është serioz dhe se do ta çojë deri në fund këtë angazhim, duke e konsideruar si një mundësi për zhvillimin e kryeqytetit.

“Jo, nuk po tallem. E kam seriozisht dhe do i shkoj deri në fund bashkë me ju!”, shkruan ai në reagimin e tij.

Deputeti socialist bën me dije se ka marrë një numër të madh mesazhesh mbështetëse nga qytetarët, për të cilat shpreh mirënjohje, ndërsa kërkon ndjesë për ata që nuk ka mundur t’u përgjigjet individualisht.

Braçe sqaron gjithashtu se vendimi për të kandiduar nuk lidhet me ambicie apo interesa personale, por me bindjen se ekziston një mundësi reale për ta zhvilluar Tiranën në një dimension të ri, më gjithëpërfshirës për qytetarët.

“Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im personal… por mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet”, shprehet ai.

Vetëofrimin për Bashkinë e Tiranës, Braçe e kishte deklaruar më herët në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, ndërsa tashmë e ka bërë publik edhe për qytetarët.

Reagimi i tij pritet të shtojë diskutimet politike lidhur me garën për drejtimin e kryeqytetit në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat