back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 2 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetA duhet të mblidhet Këshilli i Sigurimit?/ Reagon Presidenca pas alarmit të...

A duhet të mblidhet Këshilli i Sigurimit?/ Reagon Presidenca pas alarmit të dhënë nga ambasada amerikane

Zyra e Shtypit e Presidentit të Republikës ka reaguar lidhur me interesimin e mediave për mbledhjen e mundshme të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në kontekstin e deklaratës së bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje që lidhen me sigurinë.

Në sqarimin zyrtar, Presidenca thekson se Këshilli i Sigurimit Kombëtar është një organ këshillimor në mbështetje të Presidentit të Republikës për ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Ky këshill nuk merr vendime për çështjet që diskuton, por shërben si forum për analizë dhe rekomandime mbi situata që lidhen me sigurinë kombëtare.

Sipas Presidencës, Këshilli përbëhet nga drejtues të organeve të larta shtetërore dhe titullarë të institucioneve të rëndësishme, të cilët kontribuojnë në vlerësimin e rreziqeve dhe në propozimin e masave për përballimin e tyre.

Gjithashtu, sqarohet se Presidenti i Republikës e përdor këtë mekanizëm për të diskutuar rekomandime që më pas i adresohen institucioneve ligjzbatuese dhe strukturave përgjegjëse për sigurinë, në funksion të menaxhimit të çdo rreziku që mund t’i kanoset vendit.

Në deklaratë theksohet se Presidenti është në kontakt të përditshëm me institucionet përkatëse dhe informohet në mënyrë të vazhdueshme mbi situatën aktuale, skenarët e mundshëm dhe masat që po merren në kuadër të protokolleve të sigurisë.

Sipas Presidencës, institucionet relevante janë në gjendje vigjilence dhe po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa mekanizmat ekzekutivë të sigurisë janë aktivë dhe funksionalë.

Po ashtu, vlerësohet se bashkëpunimi institucional brenda vendit, si dhe ai me partnerët ndërkombëtarë, ndodhet në nivele të larta. Presidenti vijon komunikimin e vazhdueshëm me strukturat përgjegjëse për sigurinë publike dhe kombëtare, të cilat janë të koordinuara edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Në përfundim, Presidenca nënvizon se të gjitha institucionet janë në krye të detyrës dhe po përmbushin përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore në funksion të garantimit të sigurisë së vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat