back to top
22.5 C
Tirana
E diel, 19 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëVideo-Flakët përfshijnë pallatin në Tiranë/ Plagosen qytetarë dhe zjarrfikës

Video-Flakët përfshijnë pallatin në Tiranë/ Plagosen qytetarë dhe zjarrfikës

Ka shkuar në pesë numri i të lënduarve nga zjarri i fuqishëm që ka përfshirë një pallat në zonën e “Farmacia 10” në Tiranë. Mes të plagosurve janë dy qytetarë dhe tre zjarrfikës.

Situata në vendngjarje paraqitet kritike, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në disa raste, banorët janë evakuuar me shkallë nga ekipet e shpëtimit, ndërsa operacioni është bërë edhe më i rrezikshëm për shkak të rënies së inerteve nga katet e sipërme.

Për të vënë nën kontroll zjarrin, në ndihmë të forcave në terren janë angazhuar edhe helikopterë nga Ministria e Brendshme, të cilët po ndërhyjnë nga ajri duke hedhur ujë për të frenuar përhapjen e flakëve.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Nga pamjet paraprake dyshohet se flakët kanë përfshirë fillimisht fasadën e pallatit, një ndërtim i ri në këtë zonë.

Në pak minuta, zjarri mori përmasa të mëdha, ndërsa shtëllungat e dendura të tymit janë parë edhe nga distanca të largëta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat