back to top
17.5 C
Tirana
E diel, 19 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëSi u përfshi nga zjarri pallati?/ Zbardhen shkaqet

Si u përfshi nga zjarri pallati?/ Zbardhen shkaqet

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një kompleks pallatesh pranë QSUT në Tiranë, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe banesat e dhjetëra familjeve.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se flakët kanë nisur në ambientet e “Big Market”, në katin e parë të pallatit. Paraprakisht mendohet se shkak mund të ketë qenë ndezja e disa kartonave pranë marketit, çka ka sjellë përhapjen e menjëhershme të zjarrit.

Nga kati i parë, flakët janë përhapur me shpejtësi drejt kateve të sipërme, duke përfshirë fasadën e godinës dhe disa apartamente, ndërsa situata është bërë kritike për banorët.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta në terren. Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel.

Në ndihmë të operacionit janë bashkuar edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete dhe 10 efektivë. Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë angazhuar katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe një helikopter Cougar, ndërsa UKT ka mbështetur me tre autobote uji.

Autoritetet vijojnë punën për neutralizimin e flakëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat