Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka ndërmarrë lëvizjet e para në strukturat e policisë, duke sjellë ndryshime në disa poste kyçe në Tiranë.
Sipas burimeve, është larguar nga detyra shefi i Komisariatit të Rrugores në Tiranë, Neritan Buzi, i cili është transferuar në Pukë. Në vend të tij është komanduar Luis Zeqaj.
Ndryshime ka pasur edhe në strukturat e trafikut, ku komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu, është transferuar dhe emëruar në krye të forcës “Shqiponjat” në kryeqytet.
Gjithashtu, drejtori Hita ka vendosur transferimin e shefit të krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, Kreshnik Alimadhi, i cili është dërguar në Lezhë në detyrën e shefit të seksionit.
Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave të Policisë së Shtetit, pas emërimit të drejtuesit të ri.



