back to top
18.5 C
Tirana
E premte, 17 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetSinjale pozitive nga Brukseli/ Shqipëria në rrugë të qëndrueshme drejt BE-së

Sinjale pozitive nga Brukseli/ Shqipëria në rrugë të qëndrueshme drejt BE-së

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, ka dhënë sinjale pozitive për ecurinë e vendeve kandidate, duke veçuar Shqipërinë si një nga shtetet që po përparon në mënyrë të qëndrueshme në rrugën drejt anëtarësimit.

Në një intervistë për BBC, Kos u shpreh se Shqipëria po ecën mirë në procesin e integrimit europian, në një kohë kur zgjerimi i Bashkimit Europian po rikthehet në fokus si një prioritet strategjik për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit.

Ajo theksoi se gjatë mandatit të saj pritet të ketë anëtarësime të reja në BE, nëse vendet kandidate vijojnë me ritmin e reformave dhe përmbushjen e kritereve.

“Jam shumë e lumtur që qytetarët e Islandës do të vendosin në fund të gushtit nëse do të hyjnë në negociata për anëtarësim, pasi ata janë tashmë shumë të integruar në BE, në tregun e përbashkët dhe në zonën Schengen. Kjo mund të jetë, nëse qytetarët thonë po, ndoshta procesi më i shpejtë ndonjëherë. Por nuk duhet harruar se kemi Malin e Zi, i cili është më i avancuari. Kemi Shqipërinë, e cila po ecën mirë, si dhe Moldavinë. Pra, këto tre vende dhe ndoshta edhe Ukraina. Nëse ata shtyjnë përpara reformat, shpresoj që gjatë mandatit tim të kemi një shtet të ri anëtar”, deklaroi Kos.

Sipas saj, Shqipëria mbetet një histori e rëndësishme progresi në Ballkanin Perëndimor, ndërsa vlerësimet pozitive nga institucionet europiane tregojnë se vendi ndodhet në një trajektore të qëndrueshme drejt integrimit të plotë.

Zgjerimi i BE-së, i cili për disa vite kishte kaluar në plan të dytë, është rikthyer tashmë në agjendën kryesore të unionit, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike dhe nevojës për forcimin e stabilitetit në rajon.

Në këtë kuadër, Shqipëria konsiderohet një nga vendet me potencial real për të përfituar nga faza e re e zgjerimit, nëse reformat vijojnë me të njëjtin intensitet, duke afruar më tej perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat