back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaZelensky jep detaje/ 10 të plagosur dhe 4 pengje të shpëtuara

Zelensky jep detaje/ 10 të plagosur dhe 4 pengje të shpëtuara

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas një sulmi të armatosur në një market në Kiev, ku humbën jetën të paktën gjashtë persona.

Në deklaratën e tij, Zelensky bëri me dije se autori i sulmit është neutralizuar nga policia, ndërsa një pjesë e të plagosurve po marrin trajtim mjekësor.

“Aktualisht, dhjetë persona janë të shtruar në spital me plagë dhe lëndime. Të gjithë po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Katër pengje u shpëtuan. Hetimet po vazhdojnë,” u shpreh ai.

Sipas presidentit ukrainas, në vendngjarje po punojnë hetuesit e Policia Kombëtare e Ukrainës dhe Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Zelensky shtoi gjithashtu se ka urdhëruar Ministrinë e Brendshme dhe drejtuesit e policisë që të informojnë publikun me të gjitha të dhënat e verifikuara në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat