back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 1 Maj, 2026
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëKur Pjetër Arbnori doli përballë Sali Berishës/ Gara ishte formale por kishte...

Kur Pjetër Arbnori doli përballë Sali Berishës/ Gara ishte formale por kishte integritet

Nga Afrim Krasniqi

Retrospektivë, shtator 1997. Mbledhje e Këshillit Kombëtar te Muzeu Kombëtar. Masat për Kuvendin e PD që do mbahej me 20-21 tetor. Pas debateve të shumta, diskutohet për kandidatët për kryetar. Të gjithë, nuk duhet të ketë një kandidat (Berisha), por një garë më reale dhe kushti, të jetë një kandidat serioz i nivelit të lartë përballë.

45 minuta me emra e propozime, në thelb rreth të njëjtës ide dhe në fund tërheq vëmendjen e shefit të mbledhjes propozimi nga R.B, ende jo pjesë e strukturës drejtuese. Të jetë njëri nga ju në podium, d.m.th., njëri nga zv/kryetarët ose drejtuesit kryesorë.

Të lodhur nga zgjatja e debatit dhe presioni nga salla, Pjetër Abrnori pranoi dhe zyrtarisht u shënua kandidat për kryetar, duke deklaruar se e pranon vetëm për shkak të nevojës për integritet të zgjedhjes. Në fakt, ndonëse gara ishte formale masat “u morën” dhe përfaqësuesin e tij në numërim ditën e numërimit e dërguan me shërbim në Shkodër (Libri i B.Ç, 448).

Rezultati dihej, SB e kishte të fituar garën formale dhe ekipi i ri drejtues përbëhej nga (Pollo, Bode, Demi, Beja dhe Minarolli), Arbnori u zgjodh në kryesi.

Vlera? Edhe më 1991 kur nuk e dinin ende çfarë është demokracia, edhe më 1997 kur politika ende përcaktohej nga forca, kishte një sens mase, përgjegjësie, serioziteti dhe integriteti në proceset zgjedhore të partive, kishte parti, kishte debate, kishte politikë. Djathtas dhe majtas, sidomos në dy partitë e mëdha. Te pala tjetër gara formale e fundit daton më 2009, formale por me një emër me integritet përballë.

Kishte nisur herët, por pastaj rrjedha mori drejtim tjetër pa kthim me shpejtësi, – erdhi koha e parasë, të fortëve, anonimëve, zgjedhjeve partiake si herezi dhe fyerje ndaj demokracisë, elitave të emëruara dhe natyrisht edhe kryetarëve të përjetshëm si monumente kulture “që mbrohet nga shteti”, të njëjtë si subjektet e  dekretit absurd pro Hoxhës në janari 1991.

Kështu nisi. Tani nga salla “Pjetër Arbnori” i njëjti emëron rivalët, me kushtin e vetëm të jenë anonim/askushi. Te selia e tjetër simotër nuk ka nevojë për garë, nga 2009 nuk ka as votim formal. Dy palët kanë vendosur në ndërtesat e selisë së tyre fotot e kryetarëve. Të vetmet në Europë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat