Aksi rrugor Librazhd–Përrenjas, pranë zonës së Dragostunjës, është bllokuar sërish për shkak të kushteve të këqija atmosferike, duke krijuar probleme të mëdha në qarkullimin e automjeteve.
Si pasojë e motit të përkeqësuar, në këtë segment rrugor është krijuar një varg i gjatë automjetesh, ndërsa qindra makina kanë mbetur të bllokuara në të dyja drejtimet e lëvizjes.
Drejtuesit e automjeteve raportojnë vonesa të gjata dhe vështirësi në qarkullim, ndërsa trafiku mbetet i paralizuar në një nga akset më të rëndësishme që lidh juglindjen e vendit me pjesën tjetër të Shqipërisë.
Autoritetet rrugore pritet të ndërhyjnë për normalizimin e situatës, ndërsa u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në këtë segment deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.



