back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRritet çmimi i naftës, benzina mbetet e pandryshuar

Rritet çmimi i naftës, benzina mbetet e pandryshuar

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të martë rritjen e çmimit të naftës me 3 lekë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar. Vendimi i ri hyn në fuqi më 19 maj 2026, në orën 17:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës për shitje me pakicë do të jetë 205 lekë për litër, ndërsa për shitje me shumicë 193 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me maksimumi 189 lekë për litër në pakicë dhe 177 lekë për litër në shumicë.

Në njoftimin zyrtar, Bordi i Transparencës thekson se operatorët e tregtimit të karburanteve janë të detyruar të zbatojnë çmimet e përcaktuara, ndërsa paralajmëron masa të forta ndaj çdo subjekti që shkel vendimin.

“Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, thuhet në njoftim.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklarojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e hidrokarbureve.

Bordi ka dhënë edhe një sqarim lidhur me nivelin e akcizës, duke iu referuar Aktit Normativ nr.1, datë 3 prill 2026. Sipas këtij akti, ulja e akcizës në nivelin 80% zbatohet vetëm në rast se çmimi i naftës tejkalon 220 lekë për litër ose benzina kalon 200 lekë për litër.

Meqenëse çmimet e reja të vendosura janë nën këto kufij, akciza do të vijojë të aplikohet në nivelin e plotë prej 100%.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat