back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 19 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetDashamir Shehi sulmon PD-në/ “Protestat janë kthyer në fejesa politike”

Dashamir Shehi sulmon PD-në/ “Protestat janë kthyer në fejesa politike”

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partia Demokratike dhe aksionin opozitar të ndërmarrë nga kjo forcë politike gjatë muajve të fundit.

I ftuar në Report TV, Shehi ka lëshuar kritika të forta ndaj mënyrës se si opozita po organizon protestat, duke i cilësuar ato si aktivitete rutinë dhe jo reagime të mirëfillta popullore.

Sipas tij, protestat e organizuara nga Partia Demokratike janë kthyer në “fejesa politike”, pa ndikim real në opinionin publik dhe pa përfshirjen e qytetarëve.

“Partia Demokratike i ka bërë protestat sikur po bëjnë fejesa, çdo dy javë, presim datën dhe bëjmë festën. I ka kthyer në rutinë. Protestat bëhen për një temë të caktuar, siç ishte ajo në Maqedoninë e Veriut. Protesta është rebelim popullor, ndërsa këto janë organizime partiake. Që të jetë protestë opozita duhet të aktivizojë qytetarin, jo militantët”, u shpreh Shehi.

Ai shtoi se protestat nuk mund të organizohen vazhdimisht, pasi sipas tij humbin efektin dhe seriozitetin politik.

“Protestat bëhen një herë, dy herë në vit, si mund të bëhen javë për javë”, deklaroi kreu i LZHK-së.

Duke komentuar zgjedhjet për drejtimin e Partisë Demokratike, Shehi u shpreh skeptik për procesin, duke theksuar se nuk ekziston një garë reale brenda kësaj force politike.

Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha është i vetëm në garë dhe Partia Demokratike nuk ka njohur ndonjëherë demokraci të brendshme.

“Berisha është i vetëm në garë. Ata duhet të merren me gjëra serioze, si reforma administrative dhe ligji zgjedhor. Prandaj mendoj që nuk ka shanse që ata të vijnë në pushtet. Brenda PD nuk ka demokraci dhe as nuk ka pasur asnjëherë”, tha Shehi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat