
Përplasje në Universitet/ Vendimi për Dorina Hoxhën, precedent i rrezikshëm?

Sipas urdhrit që mban datën 20 maj, pezullimi i Dorina Hoxhës është bërë pas shprehjes së interesit të saj për të kandiduar për postin e anëtares së Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Në dokument thuhet se, për shkak të kandidimit të saj, të gjitha kompetencat e dekanes i kalojnë profesor Skënder Kaçupi.
Rasti ka ngjallur debat dhe shqetësime lidhur me autonominë universitare dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve akademike. Kritikët e këtij vendimi ngrenë dyshime se kemi të bëjmë me një precedent të rrezikshëm, duke argumentuar se universiteti nuk mund të funksionojë si “pronë private e rektorit”.
Po ashtu, debat ka shkaktuar edhe fakti që kompetencat nuk iu deleguan zëvendësdekanit të Fakultetit të Drejtësisë, por profesor Skënder Kaçupit, i cili vlerësohet si figurë e respektuar akademike, por për të cilin ngrihen pikëpyetje nëse mund të ushtrojë funksionin në mënyrë efektive për shkak të moshës dhe natyrës së detyrës.

“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



