Në reagimin e tij, Malaj thekson se “llogaridhënia dhe transparenca nuk mund të mohohen për asnjë shqiptar”, duke i cilësuar ato si parime bazë dhe kushte të rëndësishme në rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian.
Ai ka renditur disa çështje që, sipas tij, kërkojnë përgjigje nga institucionet përgjegjëse.
Sipas Malajt, ministri i Infrastrukturës nuk ka dhënë sqarime lidhur me humbjen e 8.5 milionë eurove të garancisë së ofertës për Porto Romanon.
Gjithashtu, ai akuzon ministrin e Financave për mungesë reagimi lidhur me të ardhurat nga bastet sportive, për të cilat pretendon se prej rreth gjashtë vitesh vijojnë të funksionojnë në informalitet të plotë. Duke iu referuar ekspertëve publikë, Malaj deklaron se humbjet e shkaktuara nga kjo situatë vlerësohen në rreth 1 miliard euro.
Një tjetër kritikë e tij ka qenë ndaj Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC), për të cilën thotë se ka refuzuar të japë informacion mbi kontratat dhe asetet publike që administron.
Sipas Malajt, AIC i ka kërkuar që informacionin ta kërkojë pranë Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), gjë që ai e konsideron “anashkalim flagrant të ligjit”, duke argumentuar se dy institucionet janë persona juridikë të ndryshëm dhe se AIC ka detyrimin ligjor të përgjigjet vetë për kontratat e lidhura në emër të shtetit shqiptar.
Në fund të reagimit të tij, Malaj thekson se “fshehja pas institucioneve të tjera është joetike dhe e paligjshme”, ndërsa shton se “llogaridhënia nuk është opsionale”.

“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



