Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Kryemadhi deklaroi se kishte zbuluar personin që, sipas saj, financon sulmet mediatike kundër saj.
“E zbulova se kush ishte investitori strategjik i tyre dhe nuk ishte njeri tjetër veçse ish-luftëtari im i opozitës, Lulzim Basha”, u shpreh ajo.
Ish-kryetarja e LSI-së paralajmëroi gjithashtu se çështja e financimeve ruse për lobime në Shtetet e Bashkuara pritet të rikthehet në vëmendjen e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Dosja e financimit rus për lobim në SHBA vërtet ka zënë pluhur në zyrat e SPAK, por nuk është mbyllur dhe një ditë do të hapet”, deklaroi Kryemadhi.
Ajo paralajmëroi edhe gazetarët dhe portalet që, sipas saj, financohen nga Basha, duke ngritur dyshime mbi origjinën e fondeve që përdoren për pagesa mediatike.
“Kur të merrni ato zarfera me lekë, të dini origjinën e atyre parave, sepse nesër mund të thuhet se me para ruse është financuar media e lirë”, tha Kryemadhi në reagimin e saj.
Në deklaratë, ajo përmendi gjithashtu lidhjet e Bashës me fondacione dhe gazetarë, duke e cilësuar atë si “ish-student të Soros”, ndërsa akuzoi disa media për përfshirje në një fushatë shpifëse dhe denigruese ndaj saj.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



